Nga: ISMAJL KURTESHI
Takime me qytetarë
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, gjatë vitit 2022, në cilësinë e këshilltarit Komunal, në zyrat e Komunës i kam takuar 146 qytetarë ose grupe qytetarësh, të cilët kanë paraqitur kërkesa, vërejtje, ide, pakënaqësi etj.
Të gjitha shqetësimet e tyre i kam përcjellë te kryetari i komunës dhe drejtorët përkatës, varësisht nga natyra e çështjes së ngritur.
Pothuajse pas të gjitha shkresat drejtuar drejtorëve, unë e kam marr një përgjigje (shpjegim) prej drejtorëve të cilën pastaj ua kam përcjellë parashtruesve të kërkesave.
Disa nga kërkesat janë plotësuar, kurse për të tjerat drejtorët kanë marr përsipër t’i plotësojnë gjatë këtij viti ose kanë dhënë shpjegime pse kërkesa e caktuar nuk mund të plotësohet, por ka raste kur nuk ka pas përgjigje.
Të nderuar qytetarë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit tuaj me ekzekutivin e komunës, unë edhe gjatë vitit 2023 do të vazhdoj të takohem me të gjithë ata që kanë nevojë për angazhimin tim.
Takimet e rregullta me qytetarë do t’i realizoj çdo të marte nga ora 12.00 – 14.00, në zyrat e komunës dhe çdo të shtune nga ora 12.00 – 14.00 në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Mirë u takofshim