(2LONLINE) – Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Rexhepaj ka vizituar sot shumicën e rrugëve lokale nëpër fshatrat e malësisë së Kamenicës, për të parë gjendjen e tyre.
“Sot kemi vizituar fshatin Poliqkë, ku kemi biseduar me banorët e asaj pjese dhe kemi konstatuar se gjendja e kësaj rruge është e mirë dhe në të komunikacioni mund të zhvillohet normalisht. Poashtu kam kontaktuar dhe kam marrë informacione edhe për rrugët e tjera si nga kompania e kontraktuar ashtu edhe nga komisioni komunal dhe policia e Kosovës, dhe deri në këto momente të gjitha rrugët në Komunëne Kamenicës janë të kalueshme dhe situate është nën kontroll pas reshjeve të mbrëmshme” tha Rexhepaj.
Qytetarët e Kamenicës ftohen të paraqesin ankesat dhe kërkesat e tyre për zhbllokimin e rrugëve kurdo që paraqitet nevoja në zyrën e alarmimit ose në telefonin 0280 372 373, ose edhe në stacionin policor në Kamenicë. /2lonline/