Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët se pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, janë në kujdestari 24 orëshe dhe deri më tani kanë arritur me sukses që rrugët e vendit t’i mbajnë të hapura dhe të sigurta për qarkullim.
MI u bënë thirrje ngasëseve që t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit, në mënyrë që të zhvillojnë qarkullim të sigurt dhe pa pengesa.
Ministria u bënë thirrje disa prej mediave në vend, që të mos publikojnë lajme të paqena lidhur me gjendjen e rrugëve në vend, duke shkaktuar panik dhe huti në mesin e qytetarëve.
Ministria e Infrastrukturës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurt në trafikun rrugor. Andaj duke u kërkuar të gjithë ngasësve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, apelojmë tek qytetarët e vendit që për çdo pengesë në ato rrugë që janë përgjegjësi e ministrisë, të kontaktojnë pa hezitim, në mënyrë që të merren masa adekuate konform situatës.
Në vijim gjeni linkun e videos që tregon gjendjen e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi”: