FC Drita do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjten 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kanë bërë me dije zyrtarët e klubit.
Sipas tyre, kjo miqësore do të shërbejë për përgatitjet intensive të klubit Drita e cila do të shfrytëzojë këto ditë pushimi nga garat kampionale, për t’u dhënë hapësirë futbollistëve që në dy ndeshjet e para për shkak të shqetësimeve të lehta nuk u inkuadruan në lojë.
Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
“Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardhë e kaltër. /2LONLINE.com/.