Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës për këtë vit më 29.06.2017 (e enjte), nga ora 10:00. Seancat e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
2. Raporti i punës për vitin 2016 i Eco-Higjiena SH.P.K Gjilan
3. Raporti i Komisionit komunal për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane
4. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
4.1. Korniza afatmesme buxhetore-KAB 2018-2020
4.2. Draft Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin 2018
4.3. Strategjia për gratë ndërmarrëse në Komunën e Gjilanit për periudhën 2017-2021
4.4. Propozim vendimi për korrigjimin e vendimit 01.nr.016-39501 i datës 27.04.2016 për lejimin e këmbimit të pronës komunale me pronën private për nevoja të rrugës qarkore sipas PRRU “Fidanishte”-Gjilan
4.5. Propozim vendimi për korrigjimin e vendimit 01.nr.016-117674 i datës 29.11.2016 për lejimin e këmbimit të pronës komunale me pronën private për nevoja të rreth-rrotullimit në “Iliria” (“Jugu I, faza II -Gjilan
4.6. Propozim vendimet për subvencionimin e KF “Gjilani”, KF “Drita”, KV “Drita”, KB “Drita” (M), KH “Drita” (M) dhe KH “Zhegra”.
5. Të ndryshme
Seanca mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 29.06.2017, ora 10:00.