Siç kemi raportuar, më 21 prill 2018, rreth orës 01:30, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të plani Operativë, “Parandalimi i veprave penale ” pas një pune mirë të organizuar operative, në fshatin Strazhë komuna Novobërdë, kanë ndalur veturën mercedes me tabela 01, me pesë persona të dyshuar që ndodheshin në veturë.
Gjatë kontrollit të veturës ishte gjetur një thikë me këllëf e vendosur në një qante në bagazh në ulësen mbrapa, një gëzhojë e armës së gjuetisë, një palë dorëza të zeza dhe dy kaçavida.
Të dyshimtit me ta parë policinë e Kosovës kishin tentuar që ta hedhin nga vetura një armë pistoletë e llojit CZ, 7,65mm, arma është gjet konfiskuar nga policia e Kosovës dhe mjetet tjera të dyshimta të përshtatshme për të kryer vepra penale të “vjedhjes”.
Në raportin shtesë, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije njësitet e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit kanë shkuar në stacionin e policisë në Novobërdë me qëllim të zbardhjes së rastit të ndaljes së këtyre të dyshuarve.
Në fshatin Stanishor disa persona të panjohur kishin tentuar të vjedhin në një depo duke pasur parasysh arrestimin e personave të lartcekur dhe kohën kur ka ndodhur tentim vjedhja dyshimet kanë qenë se të njëjtit mund të jenë të involvuar në këtë vepër penale.
“Katër të dyshuar që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës Xh. Sh. (1982), M. S. (1990), D.H. (1990), P.R. (1990), me vendbanime nga vende të ndryshme të Kosovës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë sjellë në zyrat e hetuesve rajonal këtu në Gjilan të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës, pas intervistimit, janë gjete prova të qëndrueshme se këta në bashkë veprim kanë qenë të inkriminuar në rastin e tentim vjedhjes, në depon, po ashtu dyshohet se këta mundë të jenë të përfshirë edhe në raste tjera të “vjedhjeve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, prokurori i shtetit ndaj tyre ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, nën dyshimin për vepre penale “Bashkim Kriminal”, “Mbajtje në Pronësi, kontrolle posedim i pa autorizuar i Armës”, “Vjedhje e Rëndë në Tentativë”.
I dyshimti i pestë L.A. (1990) i njohur për policin ndodhet në arrati dhe është në kërkim të policisë. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale këtu në Gjilan.