Autoritetet policore kanë bërë me dije se ankuesja ka deklaruar se tre persona të maskuar, kanë depërtuar me forcë në lokalin për shitjen e armëve dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie.
Raporti i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Abdulla Presheva, Gjilan 19.02.2021 – 04:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se tre persona të maskuar, kanë depërtuar me forcë në lokalin për shitjen e armëve dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Njësia përkatëse është duke e hetuar rastin.