Të dielën, (30.08.2020), do të asfaltohet qendra e qytetit të Gjilanit. Në inaugurimin e këtij projekti, (ora: 11: 00) bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të merr pjesë edhe ministri i Minsitrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Përndryshe, siç kanë bërë me dije edhe më herët autoritetet komunale të Gjilanit, të dielën (30.08.2020), nga ora 06:00 deri në ora 19:00, do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit për të gjitha automjetet, nga semaforët e deri tek rrethrrotullimi afër Sahat Kullës.
Arsyeja e ndalimit të qarkullimit në bulevardet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, pra është asfaltimi i qendrës dhe inaugurimi i këtij projekti, që komuna e vlerëson projekt të madh të zgjerimit të rrugës. /2LONLINE.com/