Shkruan: Sami ARIFI
Në të kaluarën dhe tani shqiptarët asnjëherë nuk denoncuan kriminelët e popullit të tyre, duket se kujtesën e harresës për tragjedinë që u bënë shtetet shoveniste fqinje, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, e kanë të madhe.
Mikesha e madhe e shqiptarëve Edith Durham gjatë luftërave ballkanike, ku vetëm nga serbo-malazezët pësuan në mënyrën më tragjike përmes holokaustit më se gjysmë milioni shqiptarë, kur Shqipëria në kohën e pavarësisë numëronte vetëm 700.000 banorë, prandaj ajo (Edith Durham) me të drejtë thoshte: „Shqiptarët nuk denoncojnë kriminelin dhe kjo është pengesë për bërjen e shtetit të tyre“.
Tragjedi të tilla nga Serbia pati edhe gjatë krizës Lindore në vitin 1878 ku me mijëra e mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë të paparë nga vatrat e tyre, „pothuajse e gjithë pjesa perëndimore e Sanxhakut të Nishit ishin shqiptarë mysliman. Të gjithë ata kanë, ikur përmes dhunës, duke e lënë vendin e tyre në vilajetin e Kosovës…“ thoshte anglezi John Ross.
Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin, dhe bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla…në raste ato ishin shtatzëne u çahej barku dhe pasi u nxirrej fëmija, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të“ thoshte Leon Trotsky. /2LONLINE/