Ka ardhur koha për një platformë të re angazhimi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nga: Burim Elezi
Çdo parti politike që pretendon të marr pushtetin dhe të jetësojë një program dhe alternativë të re, duhet të vlerësojë të gjitha energjitë e mbështetësve te saj.
Sot në LDK, duhet që të rimblidhen e ribashkohen forcat energjitë, kontributet, jo të qindra, por të mijëra resurseve njerëzore, të cilët që nga dhjetori i vitit 1989, kur LDK u shfaqë në jetën politike, ishin njerëz të angazhuar në politikë. Deputetë, ish deputetë, ish ministra, teknikë, mbështetës etj; të gjithë këta duhet të jenë pjesë e një platforme angazhimi. Secilin duhet ofruar, nxitur dhe i duhet lutur për një angazhim të ri.
Të bashkuar jemi më të fortë!