Nga fshati Bresalc janë tre nga gjashtë të arrestuarit, si Valon Shala, Genc Selimi e Musli Hyseni, derisa i arrestuari tjetër Ardian Mehmeti jetonte në Gjilan, si dhe Nuredin Sylejmani e Bekim Mulolli në Prishtinë, përderisa Ardian Mehmeti është ende në arrati.
Gjashtë të dyshuarit për terrorizëm në Kosovë, të cilët janë sjellë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, kjo e fundit ende nuk ka vendosur për kërkesën e Prokurorisë, që këtyre personave t’ua vazhdojë edhe dy muaj paraburgimin. Avokati i Valon Shalës, Nikë Shala, ka thënë se vendimi pritet të jepet me shkrim nesër.
Duke folur për klientin e tij, Shala ka thënë se nuk ekzistojnë më arsye që ai të mbahet në paraburgim.
Përndryshe, të gjashtë personat janë arrestuar më datën 5 nëntor të vitit 2013 në Prishtinë e Gjilan nën dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist.