Kampi BONDSTEEL – Nuk ndodhë çdo ditë që ushtarët kanë rastin të ndihmojnë në vendosjen e themelit të një sistemi afatgjatë në regjion.
Kjo është saktësisht ajo çfarë ndodhi kur me 19 maj në Kampin Bondsteel, pjestarët e Task Forcës Mjeksore të Grupit Luftarak Shumëkombësh – Lindje ftuan inspektorët kosovarë në trajnimin e tyre për persona që merren me ushqimin.
Kapiteni i Ushtrisë së SHBA, Nathan Carlton, oficer i ekipit për Mbrojtjen e Shëndetit të Forcës së GLSHK-L, tha se ideja për të ftuar inspektorët erdhi derisa planifikonin një trajnim për një njesit tjetër.
“Njëra nga nevojat e mjeksisë parandaluese është ajo që secili në Kampin Bondsteel të trajnohet në sigurinë e ushqimit,” tha ai. “ Ne planifikonim të trajnonim ushtarët tanë që punojnë në “Waffle House”, të organizuar nga njesiti i Aviacionit, ashtuqë ftuam inspektorët kosovarë të ushqimit dhe sigurisë në mënyrë që të shohin se çfarë bëjmë ne dhe cilat janë standardet tona.”
Carlton, pjesë e Batalioni të 61-të Mjekësor Shumëfunksional nga Fort Hood, shtoi se aktualisht në Kosovë nuk ka një kurs standard të sigurisë për personat që merren me ushqimin, ashtuqë ekipi për mbrojtjen e shëndetit të forcës po punon me inspektorët në mënyrë që ti ndihmoj ata në krijimin e programit të tyre për sigurinë e ushqimit.
“Ka shumë sëmundje të cilat mund të barten përmes ushqimit po që se nuk ndiqen kushtet e duhura sanitare,. Është e rëndësishme që ti ndihmohet Kosovës të ofrojë sigurinë më të mirë publike për industrinë e saj të ushqimit,” tha më tej Carlton.
Njëri nga inspektorët që morrën pjesë në këtë ligjeratë ishte Ibrahim Tershnjaku, Kryeinspektori sanitar i ushqimit në Kosovë. Tershnjaku udhëheq ekipin inspektues sanitar për të gjithë restorantet dhe hotelet në Kosovë, dhe ishte shumë i impresionuar me këtë vizitë.
“Mendoj se kemi shkëmbyer disa informata shumë të rëndësishme me kolegët tanë këtu të sigurisë së ushqimit,” tha ai. “ Trajnimi i sotëm është thelbësor në mësimin se si të veprohet me ushqimin dhe si të punohet me individët që merren me ushqimin. Do të punojmë në një projekt ku në të ardhmen secili që punon me ushqim do të duhet të jetë i çertifikuar.”
Gjithashtu prezent ishte edhe Nënkoloneli i Ushtrisë së SHBA Martin LaGonda, veterinar komandues nga sektori Kirurgjik i komandës së Ushtrisë së SHBA në Evropë. Roli i LaGondas është të ofrojë mbikqyrje dhe mbështetje në zonën operative të Ushtrisë së SHBA në Evropë. Ai mendon se ky është një projekt i rëndësishëm si për bashkpunim në mes dy agjencioneve ashtu edhe për bashkëpunim shumëkombësh.
“Ne dëshirojmë ti ndihmojmë Kosovës të krijojnë infrastrukturën e saj të shëndetit publik. Së dyti dëshirojmë të kudjesemi për ushqimin që e pranon KFOR-i, dhe këtë e pamë si një mundësi për të punuar me agjencionin e shëndetit publik që të arrihen këto dy qëllime,” tha LaGonda.
Treshnjaku është i pajtimit që kjo ligjeratë është e dobishme si për inspektorët ashtu edhe për Kosovën.
“Të gjitha çertifikimet dhe trajnimet do të na ndihmojë ne, dhe mendoj që edhe qytetarët e Kosovës do të fitojnë diçka nga kjo për sa i përket avancimit të sigurisë së ushqimit. Jemi mirënjohës për ekspertizën Amerikane që na është ofruar për të na ndihmuar në krijimin e një standardi,” tha ai.
Edhe pse sigurian e ushqimit nuk është diçka e re në Forcat e Kosovës, LaGonda mendon se ajo çfarë po bën kjo gjeneratë mund të ndihmoj në formimin e operacioneve të ardhshme me ushqimin.
“Që nga momenti kur KFOR-i erdhi këtu për herë të parë, ne gjithmonë kemi pasur programe të sigurisë dhe mbrojtjes së ushqimit, dhe me kalimin e kohës, me zhvillimin e Kosovës, ne kemi shikuar mundësinë e marrjes së ushqimit nga Kosova. Gjeneratat paraprake kanë punuar me ekipet për sigurinë e ushqimit, por kjo gjeneratë e ka rritur nivelin e bashkëpunimit. Puna që ata janë duke bërë tani zgjon shumë interesim tek unë dhe më bën të mburrem,” tha LaGonda.
Carlton ishte shumë i kënaqur me efektin që mund ta ketë puna e tij.
‘Është një ndjenjë e mirë të dish se gjërat që jemi duke bërë gjatë kësaj gjenerate do të kenë një efekt afatgjatë në Kosovë,” tha ai. “ Ne jemi duke ndihmuar në krijimin e një infrastrukture të re të mbrojtjes së shëndetit dhe kjo na bën të ndjehemi se jemi duke i bërë mirë dikujt.”
Rresheri i Klasit të Parë Carlos M. Burger II, Detashmenti I 11-të për Marrëdhënie me Publikun
foto të marra nga https://www.dvidshub.net/image/1360627/tf-medical-works-establish-food-sanitation-system-kosovo#.U39L2XZqN8E )