(2L ONLINE) – Arbëresh Salihu (DJ Star) anëtar i këtij grupi ka thënë për portalin 2L ONLINE se ky projekt është prodhim i Agim Kita dhe Miri Nushi , dhe sipas tij ata kanë punuar shumë në realizimin e Instrumentalit Summer , pastaj Bigg Image për Spotin si dhe Video Art Gjilan.
Salihu tutje shtoi se pas realizimit të bashkëpunimit të parë me këngën ‘’I feel oriental’’ e cila depërtoi shpejtë në skenën muzikore , pret që edhe ky instrumental të cilësohet po aq i sukseshëm.
‘’ Jemi të kënaqur me realizimin kjo edhe ka qenë ëndrra jonë të cilën ne edhe e arritëm. Kënga është një përzierje e muzikës latine me tarabuka dhe shpresoj që të gjithë t’a gjejnë vetën në këtë këngë ‘’ është shprehur Salihu.
Projekti ‘’Summer’’ është publikuar më 17 qershor, dhe siq duket është pritur shumë mirë. Kjo këngë ka filluar të lansohet menjëherë në RadioTelevizionet tona , si dhe brenda pak orësh ka marrë mijra klikime në Youtube.
Grupi Tarabuka Band nga Gjilani përbëhet nga 3 anëtarë,me tarabuk Ener Gashi dhe Ardit Uruqi ndërsa Dj Arbresh Salihu.
Ndërkaq, nga ky grup nuk është përjashtuar mundësia që në të ardhmen të ketë bashkpunime edhe me emra të njohur të skenës muzikore. /Edona JERLIU / 2L ONLINE/