/2L ONLINE/ Shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, është prezantuar nga aktorët e Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, me tekst të shkrimtarit shqiptarë Ismail Kadare dhe me regji të regjisorit Leart Vasili, ku sipas kritikëve të shfaqjes, ishte një vepër e përgatitur mjaftë mirë në aspektin skenik.
Me këtë rast regjisori Vasili, ka thënë se veprat e përgatitura nga shkrimtari i madh Kadare, janë përherë të vështira për tu inskenuar në Teatër.
“Veprat e të madhit Kadare, janë përherë të vështira për ti paraqitur në skenën e Teatrit, por me lejen e autorit dhe me elemente moderne ne kemi bërë këtë vepër edhe në skenë. Elementet bazë të novelës së Kadares, i kemi kryesoret, pasi pa to është e mangët shfaqja. Mitologjia për Besën, personazhi Konstandini, roli dhe ndikimi i Kishës dhe personazhe të shumta janë të njëjtë me atë të Kadaresë. Thjeshtë kemi dashur që të mbajmë gjallë interesimin e publikut për shfaqjen”, tha ai ndër të tjerash.
Edhe juria profesionale, ka dhënë vlerësim pozitiv për këtë shfaqje, duke vënë theksin në elementet moderne të prezantuara, në bazën dhe mitologjinë e ruajtur, por edhe në lirinë që kishin aktorët gjatë roleve të tyre.
Ndryshe, informojmë artëdashësit që sonte do të mund të ndjekin shfaqjen “Mendje Djallëzore” nga teatri “Istref Begolli” të Komunës së Pejës, me tekst të Blerim Haxhiajt dhe me regji të Elmaze Nurës./2L ONLINE/