DYLON

Partia FJALA kujton 100 vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit

Avatar photo Redaksia

Sot me 23 Janar të vitit 2016 bëhen 100 vite nga vrasja e Komandantit të forcave shqiptare Isa Boletinit. Isa Boletini u vra me 23 Janar të vitit 1916 në Podgoricë nga malazezët. Ai u vra sëbashku me dy djemtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.

Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për forcat tona në veçanti dhe gjithë popullin shqiptar në përgjithësi.
Ai ishte Komandanti dhe udhëheqësi kryesor i forcave shqiptare në luftën kundër forcave sërbe dhe malazeze që synonin të pushtonin tokat shqiptare.

EkoHigjiena

Partia FJALA kujton me krenari dhe respekt të madh veprimtarinë e Komandantit shqiptar Isa Boletini, i cili nuk kurseu asgjë nga jeta e tij dhe familja e tij dhe ishte gjithmonë në mbrojtje të adheut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.