Ish-sulmuesi i Dritës, gjilanasi Leotrim Kryeziu ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Lugano ndaj gjigantit italian, Inter.
Kryeziu ka realizuar në minutën e 87-të të ndeshjes në miqësoren e zhvilluar në “Cornaredo Stadium” ndërmjet Luganos dhe Interit.
Kryeziu u inkuadrua në lojë disa minuta para se të realizonte përballë skuadrës së Antonio Contes.
Për këtë fakt është shprehur i lumtur edhe vet futbollisti.
“Ndeshje e madhe kunder Interit i lumtur per Golin vazhdojm tutje”, ka thene Kryeziu.
Golit të Leotrimit ju gëzuan shumë sportdashës, tifoz të Dritës, trajnerë që punuan me të dhe ish bashkëlojtarë.
Ish-trajneri i tij te Drita, Ismet Munishi pas golit shkroi:
“Ky eshte vetem fillimi.
Kam qene I sigurte se ti do ti kapesh majat e futbollit.
Jam shume I lumtur per ty Leoooo”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2 në favor të Interit, por e rëndësishme ishte që sulmuesi gjilanas la gjurmë në këtë ndeshje.
Për Interin e Contes realizuan Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic.