(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të inspektoratit, Refik Latifi dhe inspektorin e komunikacionit, Sadullah Dërmaku, të premten kanë mirëpritur taksistët e komunës së Kamenicës.
Taksistët kërkojmë nga kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, në emër të të gjithë taksistëve të komunës së Kamenicës, për marrjen e masave urgjente për shqyrtimin e kësaj kërkese.
“Kërkesa jonë është që të operojmë në transportin ndërkomunal të udhëtarëve Kamenicë- Gjilan. Të arrihet një marrëveshje në komunën e Gjilanit e cila ka bërë marrëveshje edhe me komunat tjera ( Vitia- Presheva)., Nëse nuk arrihet një marrëveshje me komunën e Gjilanit, ne jemi të detyruar të protestojmë në forma tjera në interes tonë”, thonë taksistët.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, pas dëgjimit të kërkesave të të gjithë taksistëve, u premtoj se do të takohet me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Jam i gatshëm për bashkëpunim, unë si kryetar do të bëjë të pamundurën për zgjedhjen e këtyre problemeve. Ne do të mundohemi që të bëjmë marrëveshje si është bërë me komunën e Vitisë dhe Preshevës, të bëhet marrëveshja edhe për komunën e Kamenicës “ ka thënë kryetari Sinani.
Kurse, inspektori i komunikacionit, Sadullah Dërmaku, tha se mund të bëhet marrëveshja mes komunës së Kamenicës dhe asaj të Gjilanit, të nënshkruhet marrëveshja nga dy kryetarët e komunave dhe të dorëzohet tek ministria për vërtetimin e kësaj marrëveshje, dhe pas vërtetimit, marrëveshja do të shkojë edhe tek policia./2lonline/