Sot vizituam taksistët e kompanisë “Luli”, ku u njoftuam nga afër me punën e tyre, kushtet e tyre të punës, mospërkrahjen nga komuna, si dhe shqetësime të tjera që i preokupojnë ata.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu, u zotuan se pas 17 tetorit, kur të ndërrohet qeverisja, do të ndërrohet edhe mendësia e saj. Do krijohen mekanizma në institucionet komunale, të cilat krijojnë mundësi të reja dhe garantojnë respektimin e dinjitetit të punëtorit. Bashkë qeverisim, për një Gjilan ndryshe.
#përtëgjithabizneset
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/