Objektivat strategjike të rajonit për integrim në strukturat euroatlantike, në veçanti në NATO-Aleancën, si dhe efektin që ky integrim do ta ketë mbi avancimin e proceseve demokratike, sigurinë dhe stabilitetin në rajon ishin tema mbi të cilat biseduan ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, dhe përfaqësuesit e Organizatës së Rinisë Kosovare dedikuar NATO-s, udhëhequr nga Besim Salihu.
Në këtë takim ministri Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë, duke pasur parasysh faktin se është e përgatitur për t’i ndërmarrë obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga anëtarësimi në Aleancë që nga viti 2008, në mënyrë të fuqishme i është drejtuar ndihmës dhe mbështetjes të të gjitha vendeve-partnere qëllimi i së cilave korespondon me qëllimet e Aleancës – përparimit të vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë së qytetarëve të vet, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe global.
Njëkohësisht, ministri Xhaferi shtoi se pikërisht të rinjtë dhe angazhimi i tyre për përforcimin e idesë atlantike janë thelbësore për etabilimin e saj në rajon të Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë në Evropën Juglindore. Në këtë kontekst, tha ministri, tani dhe në të ardhmen e keni mbështetjen time të parezervuar.
Përfaqësuesi i Organizatës nga Kosova, Salihu, u falënderua për takimin dhe mundësinë e shkëmbimit të mendimeve dhe ideve për avancim të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe organizatave dhe insitutcioneve të tyre, gjithsesi me një qëllim të vendosur, që është integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në kuadër të Aleancës.
Organizata e Rinisë Kosovare kushtuar NATO-Aleancës i është dedikuar promovimit të kulturës dhe vlerave të Kosovës, posaçërisht mes rinisë së këtij vendi. Aktivitetet e tyre përfshijnë organizim të debateve, konferenca akademike, pastaj aktivitete për përparimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadave të huaja të huaja të këtij vendi.