Nga takimi i sotëm me grupin punues për plotësim-ndryshimin e statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
“U mbajt takimi me grupin punues që kanë përshtatur draft-statutin e ri të QKMF-së në kuadër të Udhëzimit Administrativ 04/ 2020, për Kujdesin Parësor Shëndetësor. Në këtë dëgjim publik u dhanë ide, rekomandime e vërejtje se si do të duket versioni final i këtij dokumenti me rëndësi”, ka bërë me dije Aurorë Osmani, drejtoreshë e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan.
Ajo shtoi se javëve në vazhdim, ky statut do të dalë edhe në Kuvend Komunal për miratim, pas plotësimeve të nevojshme. /2LONLINE/