Sot në Viti janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti, dhe përfaqësues të Policës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, Kryqit të Kuq, të bizneseve, shoqërisë civile dhe të tjerë dhe atë për të hartuar së bashku Planin Emergjent për Komunën e Vitisë.
Gjatë këtij takimi,kryetari Haliti kërkoj nga të gjithë që të punojnë me përkushtim në hartimin e këtij plani pasi që sipas tij ai është shumë i rëndësishëm në koordinimin e të gjitha mekanizmave për të vepruar në mënyrë të drejtë në rast të ndonjë rasti emergjent.
Përndryshe, udhëheqës i grupit drejtues është caktuar Nexhmedin Jakupi, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë kurse grupi punues do ta udhëheq zyrtari komunal Naser Haziri.