/2L ONLINE/ – Komunën e Kamenicës sot e kanë vizituar një delegacion nga Komuna e Bujanocit në përbërje Shaip Kamberi kryetar i Komunës, Jonuz Musliu kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar dhe shefi i kabinetit të kryetarit Kamberi Rahim Salihi. Në këtë takim ndër të tjera u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të koordinimit të punëvëe të përbashkëta në realizimin e projekteve ndërkomunale dhe Rajonale.
Kryetari Sinani u shpreh i gatshëm në krijimit të bashkëpunimit “ Ne do të krijojmë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkomunal dhe Regjional në mes të komunës së Kamenicës dhe asaj të Bujanovcit me qëllim të realizimit të projekteve dhe komunikimt të qytetarëve nga të dyja anët”.
Shaip Kamberi qëllimi I vizitës sonë është pikërisht harmonizimi dhe koordinimi I aktiviteteve të tona të përbashkëta për realzimin e projekteve ndërkomunale dhe Regjionale po ashtu shkëmbimi i përvojave tona ndërmjet veti”.
“ Ne po mundohemi si Këshill Nacional që të mbrojmë dhe realizojmë të drejtat dhe kërkesat e qytetarëve tanë gjithashtu presim mbështetje dhe përkrahje nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërise në sferën e Arsimit, Kulturës, Shëndëtsisë po ashtu Kemi kërkuar hapjen e një zyre të përbashkët në Preshevë nga ana e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit gjithëkombëtarë” tha Jonuz Musliu., kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar. /2L ONLINE/