(2LONLINE) – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ZyhdiHaziri ka pritur në një takim të enjten, Kryetarin e Gjykatës së Apelit, SaliMekaj, i cili ishte i shoqëruar edhe me disa gjyqtarë të Departamentit Penal dhe Civil.
Duke u konsideruar ky takim si mjaft frytdhënës të dy bashkëbiseduesit, janë dakorduar që takime të tilla të mbahen më shpesh në të ardhmen.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Haziri ka premtuar që bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve do të rritet edhe më shumë të ardhmen.
“Bashkëpunimin do të rrisim edhe më tepër në të ardhmen. Ishte propozim edhe i kolegëve dhe i imi, që kësi lloj takime të kemi dy herë në vit apo edhe më shpesh. Kjo kontribuon në rritjen e efikasitetit dhe heqjen e pengesave teknike që kanë pasur gjyqtarët tanë të Gjykatës Themelore të Gjilanit në raport me cilësimet juridike si ato civile dhe penale. Mendoj setakimi i sotëm kontribuon në efikasitet dhe precizitet në vendimmarrje të gjyqtarëve, si në lëndë civile ashtu edhe penale”, tha Kryetari Haziri.
Edhe Kryetari i Gjykatës së Apelit, SaliMekaj ka thënë se përmes këtyre formave të bashkëpunimit do të rritet edhe efikasitetit në Gjykata.
“Qëllimi i këtij takimi ishte që të japim së bashku kontributin me gjyqtarët e rajonit të Gjilanit, në unifikimin e praktikave gjyqësore që zbatohen në punën tonë të përditshme, në ushtrimin e funksionit të gjyqtarëve, përmirësimin e gjykatave në përgjithësi, por edhe të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Gjykatës së Apelit.Unë mendoj se përmes formave të bashkëpunimit dhe komunikimit rezultatet do të jenë më të mira dhe planifikojmë që në të ardhmen të vazhdojmë me aktivitete të tilla, jo vetëm në Gjilan, por edhe në Gjykatat e tjera Themelore të Kosovës, por pse jo edhe në degë kur ka interesim të veçantë se çfarë janë praktikat e Gjykatës së Apelit për çështje të caktuara”, tha Kryetari Mekaj.
Pas një takimi të përbashkët të gjyqtarëve të Departamentit Civil dhe Penal, gjyqtarët e këtyre dy departamenteve kanë zhvilluar edhe takime të ndara. /2lonline/