Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkomunale në mes Komunës së Vitisë dhe Kllokotit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Kllokotit, Vladan Bogdanoviq.
Në kuadër të këtij takimi, janë diskutuar tema të rëndësishme dhe mbi mundësitë për projekte të përbashkëta. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se si projekte të përbashkëta do të jenë zgjerimi i rrugës Viti -Kllokot, shtrimi i trotuarit Viti – Mogillë, projekti i lumit Morava, etj.
Kryetari Haliti, tha se bashkëpunimi ndërkomunal çdoherë sjellë gjëra të mira dhe në interes të të gjithë qytetarëve, në këtë rast, të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe asaj të Kllokotit.
Ky takim ka rezultuar me dakordimin e të dy komunave, për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat. /2LONLINE/