DYLON

Policia e Kosovës apelon që të festohet me zemër e jo më armë!

Policia e Kosovës apelon që të festohet me zemër e jo më armë!
Avatar photo Redaksia

Me rastin e festave të fund vitit, si dhe me qëllim të sensibilizimit të opinionit për kremtimin e festave pa incidente e eksese, policia në Viti ka vazhduar edhe sot me shpërndarje të afisheve në kuadër të fushatës “Festo me zemër jo me armë”.

Gjithashtu janë shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata t’i marrin masat e nevojshme që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente.

EkoHigjiena

Në vazhdën e kësaj fushate, në bazë të një njoftimi, patrullat e Policisë janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.

Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

“Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj. Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit, përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon), personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt”, thuhet në një njoftim të policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se shitja e fishekzjarrëve është e lejuar nga 19 deri me 31 dhjetor, ndërsa përdorimi nga data 26 dhjetor deri më 2 janar 2022. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.