“Filluam takimet me përfaqësues të institucioneve publike të Komunës së Gjilanit, për t’i informuar lidhur me projektin “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për Edukimin Seksual”, ka bërë me dije, Blend Bllaca, nga OJQ RARE, koordinator i projektit.
Institucioni i parë që vizitua ishte Qendra për Punë Sociale (QPS), ku u mirëpritën nga drejtori i këtij Institucioni, Mursel Zymberi.
“E informuam drejtuesin e QPS-në në lidhje me aktivitetet që do implementojmë, trajnimet që do i mbajmë dhe aktivitetet tjera të parapara, përgjatë këtyre muajve të vitit 2023”, ka thënë Bllaca.
Drejtori Zymberi nga ana e tij ka thënë se QPS-ja është adresë e qëlluar për një vizitë të tillë nga përfaqësues të një OJQ-je që ka paraparë aktivitete të tilla, të domosdoshme sepse ekziston mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellët gjatë implementimit të projektit në fjalë.
Po ashtu ai vlerësoi angazhimin e të rinjve në projekte të tilla në të mirë të shoqërisë duke thënë se institucioni që drejton do të jetë përherë i gatshëm për bashkëpunim, në këtë rast me RARE.
Përndryshe, vizita të tilla, parashihen edhe ditëve në vijim, në institucione tjera, siç do të jetë ai me drejtues të DKA-në, por edhe me përfaqësues të OJQ-ve si dhe përfaqësues të komunitetit RAE, që do të jenë poashtu në fokus të projektit.
Projekti në fjalë, do të implementohet nga Organizata Jo-Qeveritare RARE në partneritet me mediumin 2LONLINE.com, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan. /2LONLINE/