Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, pritet t’i dërgojë ftesë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq për raundin e ri të bisedimeve, të 21-tin me radhë, që pritet të mbahet me 19 janar.
Mediat serbe thonë se temë diskutimi do të jetë Asociacioni i Komunave Serbe. Takimi mbahet dy ditë para konferencës së BE – Serbi nga e cila, sipas mediave serbe, varet përpilimi i listës së kërkesave që BE-ja do t”i vendos Serbisë në kapitullin 35.