DYLON

Krasniqi: Nuk kërkoj mbështetje nga askush

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, se nuk do të kërkoj mbështetje e as përkrahje nga askush, për siç thotë, shpifjet, kurdisjet e kombinimet e pista të ndonjë organizimi mafioz. Ai këto komente i ka bërë pas marrjes në pyetje nga një prokuror i prokurorisë speciale të EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte në Likoc të Skenderajt, gjatë viteve 1998-1999.

Krasniqi ka shtuar se në asnjë rast të veprimit të tij politik, madje edhe në kohën kur ka qenë në burg nuk e kanë shtyrë atë që të bëjë veprime që bien ndesh me ligjet ndërkombëtare dhe normat e traditës kombëtare.

EkoHigjiena

Më poshtë gjeni deklarimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

“Për angazhimin tim politik dyzetvjeçar në shërbim të kombit e të atdheut, për çdo veprim a mos veprim timin në çdo etapë të këtij angazhimi e veprimi me përkushtim, nga askush e më nga askush nuk kërkoj mbështetje a përkrahje e më se paku e kërkoj këtë mbështetje për shpifjet, kurdisjet e kombinimet e pista të ndonjë organizimi mafioz. Jam më se i bindur se në asnjë fazë të veprimit tim politik, përfshirë edhe veprimet e mija në luftën çlirimtare nuk ka e nuk mund të gjendet asnjë veprim që ka rënë ndesh me ligjet ndërkombëtare të luftës a normën e traditës sonë kombëtare. Edhe vitet e burgut, në shpirtin tim e kanë forcuar humanizmin dhe dhembshurinë. Sigurisht që këtë ma ka mundësuar edukimi im familjar dhe atdhetar, të marr me dashuri nga mendjet më të ndritura të kombit e pse jo edhe nga mendjet më te ndritura të lëvizjeve revolucionare botërore e të mendimit politik botëror. I falënderohem edhe Zotit që më ka lindur dhe mi ka hapur rrugët e veprimit atdhetar, të njerëzishëm e human për ti shërbyer me devotshmëri kombit dhe atdheut tonë dhe jo vetëm atëherë kur kërkohen e gëzohen privilegjet”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.