(2LONLINE) – Kryesuesja e sapozgjedhur e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka mbajtuar sot takimin me shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvend, Avdyl Aliu – LDK, Sahit Abazi – PDK, Selami Xhemaili – AAK, ndërsa edhe pse ishte i ftuar, nuk ka qenë i pranishëm në takim shefi i grupit të këshilltarëve të Vetëvendosjes, Nevzad Isufi.
Në këtë takim është caktuar rendi i punës për seancën e ardhshme, e cila do të mbahet më 31 janar 2014.
Poashtu, në takim u harmonizuan qëndrimet me konsensus të plotë mes shefave të grupeve për ecurinë e punëve së Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2lonline/