Në orët e paradites, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar tri takime të ndryshme.
Në takimin e parë ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, Drejtorët e Drejtorive dhe Famullitari i Letnicës, Dom Marjani dhe është biseduar lidhur me Festën “Zoja e Letnicës” dhe respektimit të masave të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në këtë kohë të pandemisë.
Ndërkaq në takimin e dytë është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) dhe është shqyrtuar gjendja e pandemisë në këtë komunë dhe masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19.
Ndërkaq pas është zhvilluar takimi i Këshillit të Drejtorëve në të cilën është biseduar për punën në drejtoritë e ndryshme dhe planet në vijim.