(2L ONLINE) – Tridhjetë futbollist veteran të futbollit të Gjilanit për nder të Flamurit Kombëtar për 4 ditë qëndruan në Shqipëri. Veteranët e futbollit të qytetit të Gjilanit zhvilluan një ndeshje futbollistike me bashkëkombësit e tyre nga Besa e Kavajës e cila përfundoi me rezultat 4-4.
Në këtë ndeshje futbollistike dhe nostalgjike në pranin e shum shikuesve ndjenjat ishin shumë të përziera duke dëshmuar edhe një her se sporti është një element i cili sjell emocione të veqanta, e këto emocione i dëshmoi ky takim.
Delegacionin Gjilanas e priti Thoma Caushi nënkryetar i Bashkësisë së Kavajës i cili theksoi ,’Tradita vëllazërore do të vazhdon përgjithmonë, ky vëllazërim do të jetë i përbashkët për tërë jetën, nuk do të jemi më të ndarë dhe të copëtuar, dhe këtë vëllazërim do ta ruajmë si sytë e ballit’.
Në këtë solemnitet festiv I pranishëm ishte edhe xhaxhai i dëshmorit të kombit Indrit Cara i cili ra heroikisht në luftën e Kosovës,’Jemi shumë të lumtur që në 102 vjetorin e shtetit Shqiptar dhe 70 vjetorin e çlirimit të Kavajës janë në mesin tonë vëllezërit nga Kosova, ardhja e juaj na bënë edhe më shumë krenar që bijtë tanë më të shtrenjtë i dhamë për lirin e Kosovës’, tha Mustafa Cara.
Emocione të veçanta shpalosi edhe sekretari i Veteranëve të Besës së Kavajës Esat Dodhia,’ Tradita vëllazërore do të vazhdoj për jetë të jetëve për të mos u ndarë kurrë, se ne jemi një’.
Kontribut të veçantë për agjenden e veteranve Gjilanas ka dhënë edhe gazetari dhe Drejtor Sportiv i Kavajës Fatmir Efica i cili rëndësi të madhe i ka dhënë mediave për punën që bëjnë gazetarët në jetën e tyre të përditshme.
Në emër të delegacionit gjilanas organizatorët e këtyre takimeve Ramadan Ahmeti dhe Refik Rexhepaj deklaruan,’Ne po krijojm ura miqësie, dikur këto ura nuk egzistonin, jemi të lumtur që në këtë festë të madhe të qytetarëve Kavajës të jemi pjesë e tyre’.
Dy legjendat e futbollit të Gjilanit Shemsedin Abazi e Ekrem Beqiri kishin emocione të veçanta në ndeshjen e zhvilluar,’Të luash me vëllezërit nga Shqipria që dikur as që guxonim të mendonim për një ndeshje të këtillë ishte emocion në vete, dhe ky rrugëtim le të vazhdoj për shumë mote’.
Njëri ndër veteranët e futbollit të Kavajës Ylli Qapo me lot në sy theksoi,’Ky takim është emocional a ka më të bukur se të luash me vëllanë tënd të cilët na ndan por ne nuk humbëm dhe po bashkohemi për jetë të tërë”.
Në formoacionin e Veteranëve të Gjilanit u paraqitën:Maksuti, Xhinolli, Kurteshi, Ahmeti , Devaja, Ramadani, Azemi, Beqiri, Abazi , Halili, Spahiu. Në këtë formacion u aktivizuan edhe Hajrullahu, Avdullahu, Hajrullahu, Haziri, Elezi, Arifi
Ardhja e veteranëve të Besës së Kavajës pritet të realizohet në muajin Maj të vitit të ardhshëm / 2L ONLINE/