Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me bashkëpunëtorë, ka pritë në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z.Venhar Salihu me stafin e tij.
Kolonel Rukiqi e falënderoi kryetarin e Gjykatës z. Salihun, për bashkëpunimin që Gjykata Themelore në Gjilan ofron për Policinë e Kosovës.
Udhëheqësit e të dy institucioneve biseduan për tema që ndërlidhën me bashkëpunimin reciprok duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionin e Gjykatës. /2LONLINE/