Drejtoria e Urbanizimit në komunën e Kamenicës ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesin e kompanisë Geominingu, e cila është duke bërë vlerësimin strategjik të planit zhvillimor komunal.
Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, menaxheri i kontratës, mbikëqyrsja e kontratës, shefi i kabinetit dhe përfaqesues të tjerë komunale.
Drejtori i Urbanizmit Ilir Kastrati, duke vlerësuar punën që ka bërë kompania Geomining, theksoi se janë edhe disa gjëra lidhur me planin zhvillimor komunal që duhet të jenë pjesë e raportit për vlerësimin strategjik.
Po ashtu menaxheri i kontratës Muhamet Thaçi, në këtë takim ka dhënë disa sygjerime lidhur me të dhënat që duhen të jenë pjesë e raportit për vlerësimin strategjik të planit zhvillimor, të cilat kanë ndryshuar nga vitet e kaluara në këtë komunë.
Në vazhdim do të mbahen takime ku do të shihet drafti përfundimtar me këto sygjerime, dhe më pas do të dal në diskutim publik.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i kompanisë Geomin, Riza Muqolli, duke mirëpritur sygjerimet e dhëna nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Urbanizmit, u zotua për vzhdimin e punimeve deri në versionin final të dokumentit.