Në Komandën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan është mbajte një takim informues dhe sensibilizues nga faktorë relevantë mbi “Parandalimin e aktiviteteve të jashtë ligjshme minerare” në rajonin e Gjilanit.
Nga Policia e Kosovës, Nënkolonel Njazi Kolgeci, në mënyrë të detajuar ka prezantuar punën që policia e Kosovës bënë në parandalimin dhe përkrahjen e inspektorëve si të niveleve Komunale ashtu edhe të nivelit qendror kur është në pyetje ruajtja e ambientit dhe shfrytëzimi degradues i të mirave minerare, në rajonin e Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerare, ka shpërndarë një broshurë të titulluar “PARANDALIMI I AKTIVIETTEVE TË JASHTË LIGJËSHME MINERARE”, broshurë ku me fakte të ilustruar dhe mirë të detajuara kanë dhanë udhëzime përkatëse se si të veprohet në të gjitha rastet kur zyrtarët policor i hasin në terren gjatë punës së përditshme, operator ilegal dhe të papërgjegjshëm që jashtë ligjshëm ekspolatojnë të mirat minerare, qoftë nëpër lumenj apo edhe në ambiente tjera, dhe veprimet që do të ndërmerren komfor ligjit në fuqi bashkë me aktorët tjerë relevantë të fushave përkatëse.
Sipas Hashanit, mesazh i takimit të sotëm, si nga ana e departamentit për krime të rënda i PK-së dhe Komandantëve policor nga të gjitha stacionet policore të rajonit të Gjilanit ashtu edhe i inspektorëve Komunal dhe Zyrtarëve tjerë qeveritar se të gjithë me një koordinim të punëve dhe në bashkëveprim në zbatim të ligjit do të pengohet çdo aktivitet ilegal i degradimit dhe shkatërrimit të ambientit, që përveç dëmeve ekonomike shpesh herë ka kushtuar edhe me humbje jete të njerëzve.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe gjithë herë është e gatshme tu përgjigjet të gjitha kërkesave të qytetarëve për një ambient të qetë të pastër dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë toger Hashani.