Takimi me Këshillat Lokale ishte i organizuar nga OSBE,për tu njoftuar me, Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale për vitin 2019-2021. Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori regjional i OSBE-s Dr. Jems Lyon, me bashkëpunëtorët, Kryetari i Komunës së Kamenicës,Qëndron Kastrati, Kryesuesi i Kuvendit Bajram Mavriqi, dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Me qëllim të informimit tyre me draftin e qarkores komunale për buxhetin komunal 2018-2021, foli drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Buxhet ,Nexhmedin Bislimi. Buxheti komunal është i paraparë prej: 9.219.846,00 euro që shënon një rritje prej 1.88% , i cili 80% shkon në paga.
Kryetari i komunës qëndron Kastrati shprehu gatishmërinë për sendërtimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes komunës dhe Këshillave Lokale, si dhe ngritjen e një komunikim më të mirë me komunën. Ai propozoi që në hapjen e tenderëve të ardhmen të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e Këshillave Lokale, dhe të kyçur gjatë realizimit të projekteve në vendbanimet e tyre, si edhe në proceset tjera të ndërmarra nga komuna.
Po ashtu kërkoi nga kryetarët e këshillave që të jenë të arsyeshëm në kërkesat e tyre, pasi dëgjuan për mundësit buxhetore.
Ndërkaq, Kryesuesi i Kuvendit Bajram Mavriqi tha se nuk do të aprovohet në Kuvend asnjë projekt i cili më më parë nuk ka qenë kërkesë nga Këshillat Lokale.
Në diskutime u kyçën disa nga kryetarët: Selver Lenjani, Sejdi Kurteshi, Azem Zylfiu, Bejtullah Morina, dhe Haqif Agaj.
Nga diskutuesit u vlerësua lartë pjesëmarrja e kryetarit edhe drejtorëve komunal në këtë takim, të cilët drejtpërsëdrejti i dëgjuan problemet dhe u njoftuan me kërkesat e Këshillave Lokale.
Shumica e diskutimeve të tyre kishin të bënin me infrastrukturën. Po ashtu edhe ata shprehën shqetësim për shpërnguljet që po ndodhin në komunën tonë.
Ata edhe njëherë i përsëritën problemet të cilat për shumë vite i kishin theksuar , si: sigurimi i zyrave, inventarit dhe mjeteve të punës për zyre, sigurimi i mëditjeve, si dhe kërkuan vazhdimin e takimeve të këtilla. Në fund të takimit u nxorën edhe rekomandimet.