Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Nju Jork në takimin me Zëvendëskryeministrin dhe njëherit Ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Dr. Surapong Tovichakchaikul pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Tajlandës.
Zëvendëskryeministri i Tajlandës ia konfirmoi Kryeministrit të Kosovës se Qeveria e Tajlandës ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013.
Sipas zëvendëskryeministrit tajlandez ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe përkrahje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka falënderuar Tajlandën për njohjen derisa ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kryeministrin e Tajlandës që të vizitojnë Kosovën.transmeton rtk.
Është një lajm shumë i mirë, i gëzueshëm për Kosovën, dhe një lajm shumë i mirë dhe i gëzueshëm edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne do të vëmë së shpejti marrëdhënie ndër bilaterale në mes të Tajlandës dhe Republikës së Kosovës. Është një njohje që e plotëson angazhimin tonë të fuqishëm për të ardhëm tonë që të jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka thënë Thaçi.