Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Washington do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë amerikane dhe të Kongresit amerikan.
Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, thellimi i bashkëpunimit për perspektivën euro-atlantike të Kosovës si dhe sigurimi i mbështetjes së SHBA-ve në lidhje me zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes së Brukselit, transmeton rtk.
Gjatë qëndrimit në Washington, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pritet të zhvilloj takime edhe përfaqësues të botës akademike, analitike dhe medieve amerikane të cilët janë të angazhuar për Kosovën dhe rajonin.