Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri tha se ka besim që zgjedhjet e qershorit në Kosovë do të organizohen sipas standardeve dhe ato do të jenë të drejta dhe të lira.
Tahiri e cila po qëndron në Uashington i tha Zërit të Amerikës se mos votimi në Parlament i krijimit të Forcave të Armatosura të Kosove, nuk përbën shqetësim, pasi Kosova do ta ketë ushtrinë e saj dhe se për këtë çështje, ajo ka marrë mbështetje nga zyrtarët amerikanë.