(2L ONLINE) – Ka plot shembuj paradoksal në këtë Kosovën tonë të pas lufte. Paradoksi është i pranishëm gjithandej. Nga njëherë mjafton një vështrim i zakonshëm dhe njeriut i shfaqen para dukuri dhe imazhe të tilla paradoksale.
Ka një udhë jo fort larg qendrës, që mbanë emrin e një akademiku tonë të shquar, dhe e cila është në një gjendje katastrofale. Është kjo udha ‘Gazmend Zajmi”. Është paradoks në vete që në hyrje të saja gjendet një tabelë bukur me stil e cila kallëzon emrin dhe kahjen e kësaj udhe!
Një tabelë moderne që të shpie në një udhë e cila gjithçka tjetër mund të jetë veçse një udhë urbane jo. Edhe ky është paradoks Kosove ku udhët urbane të cilat nuk janë as në nivelin e udhëve rurale mbajnë tabela shënjuese të denja për udhët e Londrës, ta zëmë!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/