Java e trembëdhjetë ka sjellë rezultate befasuese, me ç’rast edhe ka pësuar ndryshime në renditjen tabelare të Superligës.
Tashmë, Gjilani është skuadra më e afërt që e ndjek Ballkanin në krye të tabelës. Ndërkohë, disfata në kryeqytet e Dritës ka lënë prapa ‘bardhekaltërit’ pesë pikë ndaj liderit Ballkanit.
Fitore e vlefshme për Flamurtarin që shpreson se mund t’i ikë zonës së rrezikshme, pasi që tani kalon edhe Vushtrrinë edhe Ferizajn.