Këtë vikend mbyllet edicioni vjeshtor i kampionatit në Superligën e Kosovës. E diela solli tri ndeshjet e Superligës, që njëherit me këtë javë të 17-tën mbyllet stinori vjeshtor, transmeton 2LONLINE.com.
Kryendeshja e kësaj xhiroje u zhvillua në Gjilan, mes SC Gjilanit dhe Prishtinës, e cila u mbyll me barazim 0:0.
Trepca 89’ ka shkëlqyer në përballje ndaj Dritës, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 3:1. Ndërsa, Flamurtari ka mposhtur 1:3 Llapin në Podujevë.
Fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë kanë bërë Trepça ’89 dhe Flamurtari që fituan këtë të diel.
Kjo është tabela komplete: