Në javën e 13-të FC Drita zhvillon ndeshjen në udhëtim ndaj KF Dukagjinit në Klinë. Në konferencë për media, trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Yll Ibrahimi treguan se synojnë t’i kthejnë pikët e lëshuara nga raundi i parë me KF Dukagjinin.
“Nesër takohemi me një skuadër që janë të rrezikshëm në fushën e tyre. Shpresoj të kthehemi me rezultate të mira. Më e rëndësishme për ne tani është të reagojmë në mënyrën sa më të mirë, të “luftojmë’, të jemi agresiv dhe të performojmë si ekip pastaj rezultati do të vij. Ne duhet t’i marrim tri pikë për ne, sidomos ndaj kundërshtarit që kemi lëshuar pikë në raundin e parë motivimi është më i madh. Kemi edhe shumë ndeshje në lojë. Vazhdoj të besoj në djemtë dhe besoj që do t’i kthehemi rezultateve pozitive. Shpresoj që kjo të filloj neser”, ka thënë Vavalis.
Kurse, Yll Ibrahimi theksoi se do të jetë ndeshje e vështirë për të cilën janë përgatitur.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë në Klinë, besoj se jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të jetë edhe dita jonë dhe të kthehemi nga Klina me tri pikë”, ka thënë Ibrahimi.
Sa i përket atmosferës në klub dhe ‘egoizmit’ të disa lojtarëve, trajneri Vavalis tha se Drita është mbi të gjitha.
“Pas ndeshjes me Lirinë une kam folur për disa lojtarë dhe një gjë të tillë nuk e shoh më aq më pak kundër Ballkanit. Të gjithë e dijnë që DRITA është mbi të gjithë dhe një gjë e tillë nuk ekziston në klubin tonë mund të ketë raste të izoluara, i flasim me lojtarët dhe aty mbyllet gjithçka”, ka përfunduar Vavalis.
Këtë e konfirmoi edhe Yll Ibrahimi.
“Atsmosfera është shumë e mirë, por shpresoj të konkretizojmë rastet nesër dhe të kthehemi”, Ibrahimi.
Ndeshja KF Dukagjini – FC Drita zhvillohet nesër (e diele), ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /2LONLINE/