Shkencëtari i gjenetikës, Arcadi Navarro, ka zbuluar se Lionel Messi mund të klonohet përmes teknologjive të fundit. Kloni i tij do të ishte si binjaku i argjentinasit, i ngrirë për 30 vjet.
Tani është bërë e ditur se Messi mund të klonohet dhe kloni i tij do të jetë shumë i ngjashëm me vetë Leon. Shkencëtari i gjenetikës, Arcadi Navarro, ka thënë për Mundo Deportivon se me zhvillimin aktual të teknologjisë, ai mund ta klonojë argjentinasin.
“Por, Messi mund të klonohet me nivelin aktual të teknologjisë. Ne do të merrnin rezultate shumë të ngjashme me Messin. Rezultati do të ishte si një binjak i Messit, dikur të kishin lindur dy binjakë dhe njërin ta kishim ngrirë për 20 apo 30 vjet”, ka thënë Navarro.
Pasi që argjentinasi tani është 31-vjeçar, kjo ide ka bërë bujë në Spanjë, e veçanërisht në Barcelonë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse “binjaku” i Messit do të jetë po aq i talentuar sa argjentinasi ose edhe nëse do të dëshironte ta fillonte një karrierë në futboll.