(2LONLINE) – Kaltrina Sylejmani, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, e komunës së Vitisë duke ju përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me aktivitet kulturore-artistike në këtë Komunë theksoi se përveç Manifestimit gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut” ajo është duke bërë përpjekje që të ngjall jetën kulturore në Viti.
“ Për të 13 herë me radhë ne kemi organizuar dhe kemi mbajtur “Flakdanin e Karadakut” dhe atë të suksesshëm, gjithashtu pos kësaj në Viti janë organizuar edhe shfaqje teatrale dhe atë nga një grup i të rinjëve të Vitisë,që është titulluar “Trekëndëshi” dhe ka karakter senzibelizues, ne i kemi mbështetur ata sipas mundësive tona” u shpreh Sylejmani. /2lonline/