/Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se aktiviteti i DKA në raportin vjetor të punës së kryetarit të komunës për vitin 2015 është përfshirë në tri faqe, gjë që është një hapësirë shumë e vogël dhe e pamjaftueshme për të dhënë një vlerësim real në këtë fushë të administratës, e cila në periudhën raportuese ka pasur rezultate pozitive, por edhe defekte dhe dështime të dukshme/
Drejtoria për Arsimi
Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se aktiviteti i DKA në raportin vjetor të punës së kryetarit të komunës për vitin 2015 është përfshirë në tri faqe, gjë që është një hapësirë shumë e vogël dhe e pamjaftueshme për të dhënë një vlerësim real në këtë fushë të administratës, e cila në periudhën raportuese ka pasur rezultate pozitive, por edhe defekte dhe dështime të dukshme. “Në faqe 12 të raportit paraqiten objektet dhe numri i nxënësve, pa kurrfarë komenti. Po ashtu në tabelën e 5-të paraqiten të dhënat për stafin e DKA-së dhe institucioneve arsimore, po ashtu pa ndonjë koment. Si në konstatimet e mësipërme, po ashtu edhe në pjesën e raportit ku flitet për sektorin e arsimit dhe personelit, numërohen vetëm aktivitete pa ndonjë koment pozitiv apo negativ. Derisa shkolla e arteve as që ka filluar, përveç që është grumbulluar paska dheu aty, sa për të thënë se është nisur”, ka thënë Sylejmani.
Sipas itj, gjithashtu në këtë raport nuk figuron se a janë arrit objektivat dhe qëllimet e parapara si kundër që mungojnë statistikat, përqindjet, fotografitë dhe tabelat e nevojshme për këtë raport, ndonëse shumë më i mirë është pasqyruar një raport i DKA në KA. Kjo formë e raportit të punës nuk është në nivelin e dëshiruar, sepse asnjë punë nuk përcillet pa vështirësi, lëshime, defekte, pengesa dhe sfida të ndryshme.
Mangësitë që e kanë përcjellë DKA gjatë viti 2015, sipas Sylejmanit janë:
1. Kemi pasur mos shpallja e vendeve të lira të punës, gjë që u vërtetua edhe nga Inspektorati Rajonal i Arsimit.
2. Janë bërë transferime të drejtorëve nga një shkollë në tjetrën pa kurrfarë procedurash, transferime të mësimdhënësve, madje edhe prej komunave tjera.
3. Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve sipas ligjit për shërbyes civil. U krijuar një lloj konfuzioni, konflikt në mes dy ministrive, asaj të Administratës dhe Ministrisë së Arsimit. Sërish patë pakënaqësi dhe skandale për ekskursionin e maturantëve.
4. Regjistrimi i nxënësve në klasat e para me formulën e zarfit, mjerisht nuk është respektuar, ka pasur shkelje të konsideruara dhe asnjë udhëheqës i shkollës apo mësimdhënës nuk është ndëshkuar.
5. Regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta, disa shkolla kanë numër të tejkaluar, duke shkelur çdo norme ligjore, ndërkohë që janë formuar dy paralele në Mjekësi dhe dy në shkollën e mesme të arteve, në mënyrë jashtëligjore. Më çfarë të drejte dhe me çfarë baze ligjore z. kryetar , ju keni hap këto paralele?!. Ndërkaq, shkolla e mesme e Agrobiznesit në vazhdimësi po përballet me telashe rreth numrit të duhur të nxënësve.
6. Komisioni zyrtar për pranimin e drejtorëve dhe zv. drejtorëve, i kontestuar, meqë njëri nga këta panelist ishte shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të shkollës për shkak të parregullsive dhe keqpërdorimit të detyrës, e tjetri pa përvojë dhe krejt vonë i certifikuar për udhëheqje dhe menaxhim.
7. Dy zyrtarë në DKA, tash dy vjet e gjysmë punojnë pa konkurs dhe janë militantë të LDK.
8.
Drejtoria e Administratës së përgjithshme
Sylejmani ka thënë tutje se në faqet 7. 8 dhe 9 të raportit të kryetarit të komunës për vitin 2015, trajtohet aktivitetit i Drejtorisë komunale të administratës së përgjithshme.
Paraqiten rezultate siç janë:
Implementimi i projektit Telework” si projekt i parë në Kosovë dhe Rajon, aplikimi I regjistrit online për procedurat administrative e tjera, të cilat kanë ndihmuar në përshpejtimin e procedurave për pajisjen e qytetarëve me ekstrakte përkatëse të certifikatave të gjendjes civile.
Në tabelën e të dhënave të shërbimeve të ofruara nga SHCK në mënyrë të ndarë për secilën drejtori janë paraqitur ndaras lëndët me procedurë administrative. Vlen të konstatohet se Drejtoria për bujqësi është dalluar për mos efikasitet dhe neglizhencë në zgjidhjen e lëndëve. Më konkretisht kjo drejtori në periudhën raportuese I ka pranuar gjithsej 2365, prej tyre I ka zgjidhur 1246 apo 50 %. Për këtë dështim fare nuk jepet ndonjë sqarim.
Mangësitë në aktivitetin e Drejtorisë komunale për administratë të përgjithshme në periudhën raportues janë:
1. Kjo drejtori me vite të tëra, e as në vitin raportues nuk ka plan vjetor të punës, ashtu që punën e zhvillon në mënyrë stihike.
2. Në raport fare nuk paraqitet aktiviteti I zyrave të gjendjes civile në fshatra dhe në spitalin rajonal.
3. Zyret e gjendjes civile në fshatra, që nga pas lufta fare nuk janë të përfshira në rregulloren për kompetencat e drejtorive komunale në kuadër të drejtorisë për administratë të përgjithshme.
4. Sikur vitin e kaluar, po ashtu edhe këtë vit, nga kjo drejtori, as në KPF e as në ndonjë seancë të KK nuk është trajtuar asnjë çështje.
5. Kjo drejtori as në vitin e kaluar e as këtë vit, nuk ka dërguar asnjë çështje për t’u përfshirë në planin vjetor të punës së kuvendnit komunal.
6. Kjo drejtori nuk e posedon rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve të komunës.
7. Është dashur që së paku një herë në vit, kjo drejtori t’i paraqet kuvendit komunal raport për realizimin të drejtave të qytetarëve dhe personave juridik në shërbimin civil komunal.
8.
Zyra komunale për komunitete dhe kthim
Sylejmani i Vetëvendosjes thotë tutje se kjo zyre aktivitetin e saj e zhvillon kryesisht në çështjen e riatdhesimit e të kthyerve nga shtete perëndimore.
Në periudhën janar- shtator 2015 janë riatdhesuar gjithsej 134 familje me 298 anëtar.
Vlen një vlerësim i përbashkët për të gjitha zyrat komunale se ato nuk janë në nivel të detyrës.
Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Sipas Sylejmanit të Vetëvendosjes kjo zyre është një njësi e re organizative në kuadër të administratës komunale, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon që nga ky vit, përkatësisht 2015, detyra e së cilës është që të ndërmerr aktivitete të bashkëpunimit me organet komunale dhe me ato në rrafshin e republikës për të zgjidhur çështjet e fituara të shtetësisë së Republikës së Kosovës për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët jetojnë në komunën e Gjilanit.
Zyra për Informim
Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se në faqen 43 të raportit të punës së kryetarit të komunës për periudhën 12 mujore, janë të përshkruara disa fjali për punën e zyrës për informim.
Në këtë pjesë të raportit qëndron konstatimi se kjo zyre është një segment shumë i rëndësishëm brenda qeverisjes lokale. Por një raport i tillë nuk ka të dhëna të mjaftueshme se kjo zyre i ka realizuar përgjegjësitë e saja, se ka shpërnda 750 informacione ditore, për më pak se 200 ditë pune si kundër i ka përgatitë dy numra të Buletinit.
Në raport konstatohet se në këtë periudhë kryetari i komunës ka realizuar vizita të rëndësishme në Amerikë, Gjermani, Bruksel, Austri, Turqi, Zvicër, Shqipëri dhe vende tjera dhe i sjell Gjilanit “Çmimin e qytetit model për investime dhe pranimin në konventën e kryetarëve të komunave në Bruksel.
Në raport fare nuk bëhet fjalë, se sa herë kryetari i komunës për këto vizita ka raportuar në KPF dhe në kuvend, dhe cilët janë rezultatet dhe dobitë për komunën Gjilanit nga këto vizita.
Mangësitë e kësaj zyre janë:
1. Në raport fare nuk trajtohet çështja e realizimit të transparencës në punimet e organeve komunale.
2. Fare nuk bëhet fjalë se si dhe sa zbatohet Udhëzimi Administrativ nr 05-2013 për transparencë në komuna.
3. Në rregullat në vijim të udhëzimit administrativ të cekur më sipër përcaktohen përgjegjësitë e zyrës për informim:
Nen 3 paragrafi 3(njoftimi) për seanca të kuvendit të komunës(3.1; 3.2; 3.3)
Neni 6.5 , njoftim për takimet publike dhe neni 6.6 pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të komunës në diskutim është e obligueshme.
4. Në periudhën raportuese janë miratuar në kuvend 6 rregullore, mirëpo me vetëm nga një debat.
5. Organizimi i debateve është përgjegjësi e zyrës për informim(neni 7.3(3,1;,3.2; 3,3))
6. Planin e transparencës e harton dhe zbaton zyra për informim(neni 9), derisa edhe ky plan fare nuk akt ë dhëna se si zbatohet.
7. Në zbatim e sipër është Rregullorja për Transparencë në Komunë. Kjo zyre fare nuk e trajton se si zbatohet kjo rregullore komunale.
8. Kjo zyre është përgjegjëse edhe për zbatimin e procedurës për qasje në dokumente publike, neni 8. në raport fare nuk jepen të dhëna për qasje në dokumente publike për 9 muaj.
9. Edhe në raportin gjashtë mujor nuk kishte ndonjë të dhënë për qasjen ën dokumente publike.
“Z. kryetar në raportin e juaj në vitin e kaluar keni pas thënë: Pagesat ndaj operatorëve dhe autoriteteve të cilat i keni bërë në vitin 2014 kanë qenë 2.6 milion €. Sa euro janë paguar këtë viti në emrin e borxheve të mëhershme. Nuk janë pak 780 mijë euro borxh që figurojnë, që nuk ka asnjë procedurë të prokurimit dhe nuk mund askush të krijojë borxhe më shumë se masa e caktuar me ligj. A keni krijuar ju gjatë këtyre viteve këso lloj borxhe dhe nëse po, cilat janë arsyet? Keni pohuar vitin e kaluar se keni arrit për ta përmirësuar buxhetin në tri kategori kryesore, në subvencione për bujqësi, investime kapitale dhe në programe e sidomos në arsim. Sivjet në cilat kategori keni përmirësuar buxhetin, teksa siç dihet sivjet bursa për studentë nuk ka dhënë komuna”, thotë tutje Sylejmani.
Sipas tij, Komunës nuk i kanë borxh qytetarët, por i kanë borxh subjektet, kompanitë dhe borxhlinjtë më të mëdhenj të Komunës, e që janë operatorët. Masa më e vogël e borxhlinjve janë qytetarët, qoftë tatimi në pronë qoftë te taksat e ndryshme komunale. Sa janë realizuar borxhet nga këta operatorë gjatë vitit që e lamë pas dhe më çfarë projekte i keni shpërblyer këta qytetarë të ndërgjegjshëm?
“Keni premtuar se reagimet për viti 2015 do të jenë rigoroze , duke pohuar se 54 ndërtues ilegal do të kenë problem, por edhe ndërtuesit e lartë do të kenë problem dhe nuk do të amnistohen as ata. Gjendja reale në qytet po na jep krejt një tjetër pamje dhe askush nuk u ndëshkua, mbase mund të ketë edhe shpërblime për këta që e kanë degradua qytetin. Keni premtuar se do ndëshkohen të gjithë shkelësit e ligjit, prapë nuk ka zbatim të mirëfilltë të respektimit të ligjit për ndalimin e duhanit dhe kjo shkelje ligjore që vazhdon, ju atakon Juve si përgjegjës direkt për mos respektim”, ka thënë në fund të fjalës së tij n seancën e sotme Fehmi Sylejmani. /2L ONLINE/