DYLON

Ky është ilaçi më i mirë për pastrimin e gjakut

Avatar photo Redaksia

Shurupi tradicional nga hithrat përdoret për pastrimin e gjakut, por është i shijshëm edhe si pije freskuese, nëse e përzieni me ujë mineral dhe me pak akull. Ky lëng është i mirë edhe kundër reumës dhe artritit, e ngase hithrat përmbajnë shumë hekur, përdoret edhe kundër anemisë. E konsumojnë edhe ata që kanë probleme me asmë dhe lëkurë. Po ashtu, besohet se parandalon problemet respiratore dhe problemet urinale, por edhe humbjen e flokëve.
Ju sjellim dy receta, njëra shumë e thjeshtë e tjetra në kombinim me limon dhe mjaltë.

Shurupi më i thjeshtë nga hithrat

EkoHigjiena

Përbërësit: 1 kg gjethe të hithrave, 2,5 litra ujë dhe ndonjë ëmbëltues sipas dëshirës (provoni sheqe të vrugët).

Pastroni gjethet e hithrave, i futni në ujë dhe i zieni në një temperaturë mesatare për një orë, duke shtuar ujë gjatë zierjes. Shurupin e fituar e vendosni në shishe prej qelqi dhe e mbyllni mirë.

Shurupi i dytë: hithra, mjaltë dhe limon

Përgatitja: rreth 400 g gjethe të freskëta të hithrave, lëng nga 6 limonë, ëmbëltues sipas dëshirës, 5 lugë mjaltë dhe 1 litër ujë. Hithrat i pastroni dhe copëtoni. Ujin e vendosni në një enë dhe shtoni ëmbëltues, sheqer të vrugtë. E përzieni kohë pas kohe. Hithrat i vendosni në enë prej qeramike dhe përzieni me shurupin me sheqer. E mbuloni dhe e lini për 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Ndani hithrat nga lëngu, nëse dëshironi mund ta kulloni. Shurupin e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini në vend të ftohtë dhe të errët.

Vetitë shëruese të shurupeve:

• Përmirëson sistemin imun;

• Zbut simptomat e artritit;

• Ndihmon në largimin e acideve urinare nga nyjat;

• Ndihmon në funksionimin e gjëndrave të veshkave;

• Forcon fetusin te shtatzënat;

• Shkatërron parazitët në zorrë;

• Ndihmon funksionimin e gjëndrave mbrojtëse, mëlçinë;

• Përmirëson qumështin te nënat që ushqejnë me gji;

• Zbut simptomat e menopauzës;

• Zbut ngërçet menstruale dhe fryrjet;

• Ndihmon në thyerjen e gurëve në veshka;

• Ndihmon te sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, te astma, parandalon gjakderdhjet, ul rrezikun nga kanceri i prostatës

• Pakëson mundimet;

• Ftohjet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.