/2L ONLINE/ – Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Sylejmani, në seancën e fundit të Kuvendit komunal, duke u ndërlidh me njërën nga pikat e rendit të ditës së kësaj seance e cila kishte të bënte me caktimin e lokacionit për nevoja të ndërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan nuk është pajtuar me propozimin e dhënë nga partia në pushtet.
Sipas përfaqësuesve zyrtar lokacioni i ri për këtë qendër të re shëndetësore është paraparë te ish Magjistralja, më konkretisht përballë spitalit Gjinekologjik.
“Nuk jemi pajtuar me këtë propozim të tillë, sepse mendojmë se nuk është zgjidhje e drejtë dhe e arsyeshme, sepse kemi të bëjmë me një lokacion që vetëm rruga magjistrale për Ferizaj e ndanë me Spitalin Rajonal, që sipas neve është e palogjikshme, sepse atëherë pothuajse të gjithë pacientët do të bëjnë më shumë invazion drejt spitalit e jo Shtëpisë së Shëndetit”, ka thënë Sylejmani.
Ne përveç që nuk jemi pajtuar me këtë vendim, ka vijuar ai, kemi dhënë propozim konkret që konsiderojmë se është shumë më i përshtatshme për këtë lloj qendre shëndetësore.
“Ju kemi propozuar që QKMF ta ndërtojnë te ish objekti i Eko Higjienës, mbrapa ish objektit të kryetarit, që mendojmë se ka hapësirë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për këtë lloj qendre mjekësore”, ka pohuar Sylejmani.
Ai duke mbështet këtë propozim të LVV, ka thënë se do të ishte mirë që edhe objekti i ish Mbrojtjes Territoriale të rrënohet tërësisht dhe të lirohet e gjitha jo hapësirë për nevoja të kësaj Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Sipas Sylejmanit, Muzeu do të duhej të zhvendosjes te shkolla e Muzikës, sepse i plotëson shumë më mirë kushtet për një Muze më të përsosur, duke pas parasysh se ajo shkollë ka edhe oborr, derisa objekti aktual fare nuk ka oborr.
Po ashtu Sylejmani , ka thënë se me ndryshimin e planit të Lumit të Mirushës, që po parashihet të mbulohet, hapësira e propozuar te ish Eko higjiena do të kishte dalje në anën e poshtëm, përkatësisht lumit Mirusha. Mirëpo, kështu ndodh, kur në Kuvendin Komunal të Gjilanit mbizotëron një arrogancë e numrave e jo arsyeja e shëndoshë dhe idetë kreative, që në kontinuitet në këtë legjislaturë kanë derivuar nga Lëvizja vetëvendosje /2L ONLINE/