DYLON

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, takoi delegacionin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim delegacionin e Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës z. Shaban Kajtazi, kryetar, Musa Jorganxhiu dhe Alajdin Haskuka, anëtar të kryesisë.
Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës, z. Shaban Kajtazi, pasi falënderoi ministren për pritje, ngriti çështjen e përfshirjes së kthimit të pensioneve nga Serbia në dialogun e Brukselit dhe potencoi se pensionistët e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare kthimin e Fondit Pensional të Kosovës, i cili për më shumë se 15 vjet në mënyrë joligjore mbahet në Serbi. z. Kajtazi shprehu shqetësimin lidhur me numrin e madh të pensionistëve në periudhën kur në mënyrë jo ligjore është marrë Fondi Pensional nga Serbia, dhe numri i pensionistëve është llogaritur të jetë mbi 89 mijë mirëpo këto statistika duhet vërtetuar .

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka çmuar kontributin e tyre si një gjeneratë që ka kontribuar në ruajtjen e kombit dhe ngritjen e shtetit, andaj Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ngritur pensionet dhe do të vazhdoj kujdesin dhe mbështetjen edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri shtoi se çështja e kthimit të pensioneve së bashku me çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia është e përfshirë në listën e temave që Qeveria e Kosovës ia ka paraqitur BE-së në Bruksel që në fillim të dialogut në vitin 2011 ,pastaj në vitin 2014 ne e kemi ripërsëritur kërkesën pranë BE-së që kjo çështje të përfshihet sa më parë në agjendën e dialogut të Brukselit. Ajo siguroi delegacionin e pensionistëve se në fazën e ardhshme të dialogut kjo temë do të trajtohet dhe zgjidhet dhe se në këtë proces do të përfshihen edhe përfaqësuesit e pensionistëve. Po ashtu ministrja Tahiri ua prezantoi dokumentet zyrtare të Qeverisë së Kosovës të cilat u janë dërguar Bashkimit Evropian me kërkesë që çështja e Fondit Pensional të Kosovës të cilën Serbia e ka uzurpuar në mënyrë joligjore duhet t’i kthehet Kosovës dhe kjo temë duhet të trajtohet sa më shpejtë në dialogun e Brukselit. Thekse nga ky dokument janë si në vijim:

Në qershor 1999, gjatë largimit nga Kosova, Serbia e ka marrë edhe Fondin Pensional dhe Invalidor të Kosovës. Kërkojmë kthimin e këtij fondi dhe përmes tij të bëhet kthimi i mjeteve tek pensionistët e dëmtuar dhe kërkojmë që kjo çështje të vihet me prioritet në agjendën e Dialogut të Brukselit. E drejta në pensione është e drejtë themelore e njeriut, ajo është e fituar me punë dhe me kontribute të paguara enkas për sigurimin pensional dhe invalidor. Gjykata e Strasburgut më 24 shtator 2012 e ka detyruar shtetin e Serbisë për pagesat e pensioneve të kontribut dhënësve nga Kosova.

Sipas evidencës amë, të Qendrës Elektronike Llogaritare e ish-BVI-së, më 31.12.1998, në Kosovë kanë qenë 89.135 shfrytëzues të pensioneve të të tri kategorive: pensionistë të pleqërisë 33.308, pensionistë familjarë 28.034, dhe pensionistë invalidorë 25.045. Shfrytëzues të kompensimit për dëmtim trupor ishin 1.266 persona, ndërsa shfrytëzues të ndihmës për kujdesin e tjetrit për të palëvizshmit ishin 1.252 persona.

Kosova ka pasur sistem të pavarur organizativ të sistemit pensional deri në vitin 1990 kur i është suprimuar dhunshëm statusi i njësisë federale. (Është suprimuar BVI e SPI të Kosovës dhe të gjitha BVI-ve themelore (neni 242 par.6), janë marrë pasuria, inventari, mjetet, të drejtat dhe obligimet e BVI të SPI të Kosovës (neni 243.par.1) dhe është shfuqizuar Ligji mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Kosovës dhe dispozitat e tjera të nxjerra në bazë të atij Ligji (neni 248).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.