Në emër të institucioneve komunale, Surdulli i ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë islame, që të kenë deri në fund një agjërim sa më të lehtë dhe me urimin që paqja dhe mëshira të jenë mbi të gjithë agjëruesit.
Duke folur për administratën dhe punën që bëhet aty, kryetari Surdulli ka thënë se nuk ka vërejtje nga ana e qytetarëve në punën e administratës gjerë tani, dhe se ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar me Bashkësinë Islame të Komunës të Kamenicës për të mirën e qytetarëve.
Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Islame të Kamenicës, Jakup Vrapçani, në emër të BI-së ka falënderuar kryetarin për ftesë, njëherësh ia ka uruar të gjithë agjëruesve muajin e shenjët të ramazanit
Imami veteran, Hafëz Idris Dermaku, ish kryetar i komisionit për pajtimin e gjaqeve në nivel komunal, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë iftar, ku janë tubuar në një tavolinë pushtetarët dhe prijësit fetarë
Ai ka përkujtuar kohërat e shkuara , kur as që mund të imagjinohej një gjë e tillë, por kishte vetëm diferencime, poshtërime e nënçmime të prijësve dhe fesë nga ana pushtetit. Përndryshe Hafëz Idris Dermaku më pas para të pranishmëve foli edhe për dobitë e shumëfishta të agjërimit. /S.Kastrati/