Shefik Surdulli, anëtar i kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se dëshiron ta shpreh indinjatën e tij të thellë kundër degradimit të asaj pak hapësire gjelbruese, që po bëhet në emër të zgjerimit të rrugës kryesore në qendër të qytetit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Surdulli thotë se ky zgjerim është krejt i panevojshëm, ngase po stimulohet një komunikacioni i dendur mes për mes qendrës, i cili rrezikon ambientin jetësor të qytetarëve tanë.
“Në vend që të ndodhte e kundërta, ta lirojnë qendrën nga frekuentimi i lartë i veturave, t’i ruajnë ata drunj të bukur gjelbërues, dhe atë pak hapësirë gjelbruese që e kemi te parku, komuna me këtë projekt është përcaktuar për shëmtinë e ambientit”, thotë Surdulli, transmeton 2LONLINE.com.